Mbytja e 10-vjeçarit në Mirditë, reagon policia: Kërkimet do të fillojnë në mëngjes

 

Pak  minuta më parë një ngjarje e rëndë u raportuar nga Mirdita, ku një 10-vjeçar ishte mbytur në lumin Fan.

Forcat e policisë kishin shkuar në vendngjarje dhe nisën kërkimin e gjetjen e trupit të miturit, i cili mësohet se ka qenë duke lozur kur ka rrëshkitur dhe e ka marrë rrjedha e lumit.

Policia ka reaguar duke raportuar se janë vënë në gadishmëri edhe polumbarët e Reneas.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Sot, rreth orës 18:45, në fshatin Shtrungaj, Fan, Mirditë, në lumin Fan, është mbytyr një i mitur 10-vjeçar, banues në Fan, Mirditë.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Polciisë kanë shkuar  mënjeherë në vendngjarje dhe sëbashku me banorët kanë nisur kërkimt.

Në gadishmëri janë vënë edhe polumbarët e Renneas, të ciëlt kanë shkuar në drejtim të vendngjarjes,  po për shkak të errësirës kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit. do fillojnë në porët e para të mëngjesit .

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *