“Nuk kanë asnjë dallim”, mes Rusisë dhe ISIS-it është shprehur dje presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Sakaq, ai ka renditur një listë të tmerrshme të krimeve të luftës ku ka pretenduar se ushtarët rus u heqin gjuhët viktimave, shtypnin njerëzit nën tanke “për kënaqësi” dhe përdhunuan dhe masakruan nënat para fëmijëve të tyre.
Ai ndër të tjera habiti Këshillin e Sigurimit të OKB-së me pretendimin se ushtria ruse ka kryer krimet më të tmerrshme se ato të Luftës së Dytë Botërore.
“Civilët u shtypën nga tanket ndërsa ishin ulur në makinat e tyre në rrugë , vetëm për kënaqësinë e tyre. I prenë gjymtyrët, i prenë fytin. Gratë përdhunoheshin dhe vriteshin në sy të fëmijëve. “Atyre u nxorën gjuhët sepse agresorët nuk dëgjuan atë që donin të dëgjonin. Civilët u qëlluan në pjesën e pasme të kokës pasi u torturuan. Të tjerët u hodhën në puse për të vdekur, rrëfeu ai.
Ndër të tjera ai u shpreh se rusia tashmë nuk ka dalim nga terroristët e tjerë, si ISIS të cilët pushtojnë vende.
Sakaq, fjalët e tij ai vendosi t’i mbështeste edhe në imazhe të tmerrshme tmerrshme trupash të djegur dhe të thyer, duke përfshirë një kufomë topless në një pus, një grumbull fëmijësh të vdekur në një dhomë dhe një varg burrash të vdekur në një bodrum me duart e lidhura pas shpine.