Mëngjesi ka nisur hidhur në fshatin Stungaj, Mirditë. Në orët e para të mëngjesit banorët kanë filluar kërkimet për gjetjen e trupit të 12 vjeçarit, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e lumit teksa ka qenë duke luajtur me top.
Sipas raportimit për median, në terren ndodhen shumë forca të policisë dhe zjarrfikëse, ndërsa dhe rrjedha e lumit Fan në Mirditë, vijon të jetë e fuqishme.
Sakaq, kanë mbërritur edhe polumbarët e forcave RENEA, ndonëse temperaturat në këtë zonë janë shumë të ulëta.
Kujtojmë se kërkimet u ndërprenë ditë e djeshme për shkak të errësirës.