11.4 përqinq është vlera totale e papunësisë në fund të tremujorit të vitit 2021, kjo shihet si shkalla e të papunëve kur në afat të gjatë ka qenë 7.3%.
Të papunë rezultojnë rreth 64% e të papunëve gjithsej, kjo sipas dhënave të përpunuara nga INSTAT.
Por, ajo mesa duket në treg paska nevojë emergjente për punonjës, kur ndërkohë me mijëra persona janë të papunë, sepse ende nuk e kanë gjetur një të tillë.
INSTAT bën me dije se të papunët më afat gjatë janë ata të cilët kanë qenë të papunë më shumë se një vit. Ndonëse kanë qenë në kërkim të kësaj të fundit për një kohë të gjatë, ata rezultojnë pa punë më shumë se një vit. Informacioni për të papunët afatgjatë gjendërohet nga Anketa e Forcës të Punës.
Të dhënat zyrtare tregojnë se, numri i të papunëve në tremujorin e tretë të vitit 2021 ishte 162 mijë persona, por rreth 103 mijë prej tyre ishin të papunë afatgjatë.
Ky deformim mes kërkesës dhe ofertës për punë vjen si pasojë e mos përputhjes së kualifikimeve në lidhje me nevojat që ka tregu. Ndërkohë që një pjesë e të madhe e të papunëve janë më arsim të lartë sektorët që kanë nevojë për punonjës janë fabrikat e fasonerive, sektori i hotelerisë që kryesisht kërkon kamerierë, kuzhinierë dhe pastrues.
Rritja e papunësisë afatgjatë shihet me shqetësim nga ekspertet e tregut të punës pasi krijon premisat që të rrisë numrin e dekurajuarve (persona se besojnë se nuk mund të gjejnë një punë, ndaj dhe nuk e kërkojnë).
Agjencitë e punësimit të gjitha ofertat për punë aktualisht i kanë paga në pragun e nivelit minimal.