Lufta e përgjakshme që po i merr jetën qindra njerëzve në Ukrainë, duke marrë edhe jetë civilësh të pafajshëm, duket se do të vazhdojë nën një valë të re sanksionesh ndaj presidentit rus Vladimir Putin.
Udhëheqësit e BE planifikojnë t’i vendosin vajzat e Vladimir Putinit në listën e fundit të sanksioneve.
Katerina Tikhonova, 35, dhe Mariya Vorontsova, 36, janë në draft listën e fundit të BE-së të objektivave që përfshijnë oligarkë, politikanë dhe ata që thuhet se janë brenda rrethit të brendshëm të Putinit.
Sakaq, ndonëse dihet shumë pak në lidhje me jetën personale të Tikhonovas, e cila është një shkencëtare dhe ish-akrobate, dhe motra e saj një endokrinologe, ato janë tashmë subjekt i ngrirjes së aseteve dhe ndalimeve të udhëtimit në të gjithë kontinentin nga e mërkura.
G7, BE dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord për një ndalim të ‘të gjitha investimeve të reja’ në Rusi si pjesë e hakmarrjes së saj të fundit ekonomike kundër Putinit.