Aksident në Maliq/ Plagosen tre persona, një 17 vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Korçë-Devoll, në kryqëzim të fshatit Plasë, Maliq.

Në aksidentin e përfshirë, një shtetase 17 vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë.

Bëhet me dije se shtetasi J. L., ka drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Renault” dhe për pasojë është përplasur me mjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin B. C.

Sakaq, është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit tip “Toyota” shtetasi B. C, si dhe pasagjeri i mjetit tip “Renault” shtetasi A. M., 58 vjeç, banues në Korçë.

Të dy këta shtetas ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, në vijim të veprimeve procedurale të kryera, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. L., 51 vjeç, banues në Korçë dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin B. C., 35 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq.

Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Korçë-Devoll, në kryqëzimin e fshatit Plasë, Maliq, shtetasi J. L., duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Renault”, është përplasur me mjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin B. C. dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Toyota” shtetasi B. C;  pasagjeri i mjetit tip “Renault” shtetasi A. M., 58 vjeç, banues në Korçë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, si edhe shtetasja J. E., 17 vjeçe, banuese në Pogradec, pasagjere në mjetin tip “Toyota”, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *