Një 27 vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme. Bëhet me dije se shtetasi me iniciale M.H, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri shtetasin M.B, 32 vjeç.
Policia bën me dije se mes të dy shtetasve ka ndodhur një konflikt, ku dhe më pas çoi në agravim të situatës.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 27 vjeç, banues në Çlirim, Fier, pasi në fshatin Çlirim, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. B., 32 vjeç, dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.