Reshje shiu dhe rrufe do të përfshijnë vendin, stuhia “godet” Shqipërinë

Dita e nesërme pritet të fillojnë reshjet e shiut dhe rrufe, vendi ynë.

Sipas parashikimit të bërë nga Meteoalb, reshjet priten të nisin gjatë orëve të para të ditës në veri-perëndim ndërsa me kalimin e orëve do të përfshijnë të gjithë territorin.

Reshjet e shiut dhe rrufeve do të përqendrohen kryesisht në pjesën e Ultësirës Perëndimore.

Sakaq, temperaturat do të jenë relativisht ë ulëta. Minimumi në zonat malore do të regjistrojnë vlerën edhe -1 Gradë Celsius ndërsa maksimumet deri në 16 Gradë Celsius.

Ndërkohë ditën  enjte do të kemi një rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit duke bërë që të shkojnë deri në 20 Gradë Celsius.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *