Ulsi Manja, ministri i Drejtësisë ka deklaruar se vendi ynë është duke punuar për të nxjerrë një listë të personave të shpallur si mbështetës të luftës.
Manjani ka pohuar ndër të tjera se nëse do të ketë persona që mbështesin Rusinë, ndaj tyre do të ndërmerren edhe sanksione.
Sakaq, kujtojmë se Shqipëria bën pjesë te grupi i cili ka dënuar agresionin rus në Ukrainë, dhe se po bashkëpunon me aleatët për të evidentuar nëse ka ose jo mbështetës.
“Shqipëria është pjesë e grupit të shteteve që e kanë dënuar agresionin rus në Ukrainë. Bën pjesë në shtetet që kanë vendosur sanksione. Është një proces që udhëhiqet nga MEPJ. Jemi në bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë ndërkombëtarë. Nëse do kemi një listë të personave të shpallur si mbështetës së luftës, ne si qeveri do zbatojmë deri në fund angazhimin që kemi marrë përsipër”, u shpreh ministri.