FOTO/Jennifer Lopez i dha fund lidhjes, zbulohet arsyeja e ndarjes me Alex Rodriguez

Mediat e huaja zbuluan në fillim lajmin e ndarjes së Jennifer Lopez me Alex Rodriguez. Përflitej për një tradhti të mundshme nga Rodriguez, por më tej ata hodhën poshtë këton zëra, duke konfirmuar se janë bashkë dhe të lumtur me njëri-tjetrin.

Por në fakt, mes tyre nuk ka më dashuri, ndërsa ruajnë miqësinë. Me anë të një deklarate për “Today”, ata bënë të ditur se s’do të jenë më bashkë, por do të vazhdojnë të mbeten miq të mirë të njëri-tjetrit, sepse funksionojnë më mirë kështu.

Përflitej se arsyeja e krisjes së marrëdhënies së tyre ishin dyshimet se Rodriguez e ka tradhtuar këngëtaren me Madison LeCroy.

Burime për “E! News” thanë se ylli i muzikës nuk ka qenë e lumtur kohët e fundit, pasi besimi i saj ishte thyer pas thashethemeve për tradhti.

“Kur besimi i saj prishet, nuk ka kthim prapa. Ajo ndihet mirë për vendimin e saj, sepse e di që A-Rod do të jetë akoma në jetën e saj, thjesht në një mënyrë tjetër. Ai po respekton vendimin e saj, por shpreson shumë se ata do të kthehen së bashku. Ai po bën gjithçka për ta bërë J.LO të lumtur”, tha burimi.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *