Zyrtari amerikan: Pasuritë e Putinit fshihen te familjarët

Një zyrtar amerikan ka folur më shumë mbi vendimin e SHBA për të sanksionuar vajzat e presidentit rus Vladimir Putin dhe gruan dhe vajzën e ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov.

I pyetur nëse masa ishte simbolike apo do të kishte një ndikim të rëndësishëm, një zyrtar i lartë i administratës tha: “Ne besojmë se shumë nga pasuritë e Putinit janë të fshehura me anëtarët e familjes dhe kjo është arsyeja pse ne po i synojmë ata.”

“Ne kemi arsye të besojmë se Putini, dhe shumë nga miqtë e tij, dhe oligarkët, fshehin pasurinë e tyre, fshehin pasuritë e tyre, me anëtarët e familjes që vendosin pasuritë dhe pasurinë e tyre në sistemin financiar të SHBA-së, si dhe shumë pjesë të tjera të botë”, tha zyrtari.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *