I gjenden llogaritë me shkrim dore deri në 150 mijë euro kapet shqiptari

Në prangat e policisë italiane është vendosur një të ri shqiptar pasi u kap me 104 doza kokainë si dhe me qese hashashi të cilat nëse do të hidheshin në treg do të kapnin vlerën e 17 mijë eurove.

Hetuesit kishin dijeni për lulëzimin e aktivitetit të narkotrafikut të ndërmarrë nga i riu shqiptar, por nuk kishin arritur asnjëherë ta përgjonin, pasi ai nuk kishte një vendbanim fiks në territorin italian.

Policia e pikasi ditën e djeshme në një nga zonat ku ai shkonte shpesh duke kaluar me një citroen C1 të marrë me qira.

Pasi u vendos në ndjekje të tij, policia e ndaloi atë pas disa kilometrash. Shqiptari iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm derisa policia gjeti të fshehur te dera e makinës së tij 104 doza kokainë.

Gjithashtu edhe 4 mijë euro cash që konsiderohen si të ardhura nga tregtimi i drogës dhe një fletë e shkruar me dorë që përmblidhte veprimtarinë e paligjshme ku tregohej si xhiro shifra prej 150 mijë euro, si dhe material i përshtatshëm për ambalazhim të drogës.

Agjentët e shtrinë kontrollin në shtëpinë e riut, ku gjetën edhe hashashin futur në kapele në raftin e rrobave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *