Pak ditë pasi Prefekti i Qarkut të Lezhës, Gjokë Jaku u lirua nga detyra, ditën e sotme është liruar edhe ai i Durrësit, Roland Nasto.
Në vendimin e marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave thuhet se ata janë zëvendësuar nga Emiljan Jani në Durrës, i cili ka qenë më parë në këtë detyrë dhe Gjergj Prendi në Lezhë.
VENDIMI:
V E N D O S I:
- Roland Nasto, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë.
- Emiljan Jani emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Emiljan Jani
Emiljan Jani, prefekti i emeruar i Durresit
Vendimi i Këshillit të Ministrave për prefektin e Lezhës
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË LEZHËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Z. Gjokë Jaku, prefekt i Qarkut të Lezhës, lirohet nga kjo detyrë.
- Z. Gjergj Prendi emërohet prefekt i Qarkut të Lezhës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.