PD apo Rithemelimi, kush vijon të jetë “zoti” i selisë blu dhe vulës?

Komisioni i Rithemelimit nuk njihet akoma nga gjykata si organ drejtues i Partisë Demokratike, pasi në regjistrin e partive politike në Gjykatën e Tiranës, Lulzim Basha figuron ende si kryetar. Pas dorëheqjes së lidershipit demokrat nuk është hapur procesi për kryetarin e ri ndaj dhe Basha vijon të figurojë zyrtarisht ne letra si drejtues i partisë.

Një ditë më parë anëtarët e komisionit të Rithemelimit sulmuan ambasadoren amerikane Yuri Kim për injorim të vendimit të Gjykatës së Tiranës që riktheu Sali Berishën në selinë blu, por në regjistrin e partive politike vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri nuk është reflektuar pasi ai është apeluar nga Enkelejd Alibeaj.

Kundërshtarët e Berishës në PD shpesh kanë thënë se rimarrja e selisë së PD nga Komisioni i Rithemelimit është i paligjshëm sepse vendimi Zhukri, nuk është i formës së prerë. Ky dokument është provë e kësaj si dhe është arsyeja perse diplomatja amerikane Yuri Kim ishte e sakte, kur ne takimin e te martës ajo ju referua Enkelejd Alibeajt si kryetar në detyrë të Partisë Demokratike.

Vendimi i 25 marsit u konsiderua si fitore nga Komisioni i Rithemelimit që nuk humbi kohë dhe pa u tharë boja e vendimit të gjyqtarit Zhukri mori kontrollin e selisë dhe vendosi simbolet e reja. Por, shkresat zyrtare tregojnë se beteja për godinën, vulën dhe selinë e PD-së nuk ka përfunduar akoma. Ajo tashme është zhvendosur në gjykatën e Apelit, ku demokratet kanë kërkuar zhbërjen e vendimit që i hapi rrugë rikthimit të Sali Berishës në selinë e PD./TCH

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *