Aksioni për gjetjen e 10 vjeçarit të humbur në lumin Fan, është përmbyllur, për sot, për të vijuar sërish nesër.
Polumbarët, policia, zjarrfikëset, familjarët dhe banoret e zonës kanë nisur që në mëngjes kërkimin e fëmijës por pa rezultat.
Vetëm disa kilometra larg vendit ku fëmija ka humbur gjurmët, është gjetur topi, ndërsa në një tjetër kënd të bregut të lumit është gjetur bluza e 10 vjeçarit.
Sevastiano Laska ra në lumë teksa tentoi të merrte topin pasditen e së martës. Ndërkohë ne familje ka pllakosur dhimbja për humbjen e tij.