I mori jetën gruas për xhelozi, ish-gardisti dënohet me 35 vite burg

Gjykata e Tiranës ka dënuar sot me 35 vite burg ish-gardistin Alket Arapaj, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij, Evelina Seferaj. Ngjarja e rëndë ndodhi më 12 shkurt 2019, ku Arapaj ekzekutoi me armën e shërbimit gruan e tij për shkak të xhelozisë.

Në 13 shkurt të vitit 2019, ai është shprehur se dyshonte se e ndjera e tradhëtonte, madje ajo i kishte kërkuar që të divorcoheshin. Shpeshherë gjatë deponimeve të tij para oficerëve të policisë, Arapaj ka dhënë versione të ndryshme për motivin që e çoi të qëllonte me armën e shërbimit, 36-vjeçaren.

Të vetmen pendesë që ka shprehur gardisti ka qenë vajza e tij e mitur, duke kërkuar që kujdestarinë e saj ta marrin të afërmit e tij.

Sipas policisë, krimi ka ndodhur në momenin kur Alket Arapaj do shkonte të merrte detyrën në Gardën e Republikës. Ai shërbente prej më shumë se 20 vitesh  dhe është me arsim të lartë ushtarak me gradën Kapiten. Çifti nuk ka pasur konflikte të mëparshme, dhe të dy ishin praktikant të fesë islame.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *