Zotëronte pasaportë holandeze, shqiptari i cili u arrestua javën e kaluar në Ekuador. Nezet Vokshi, ishte i dënuar më parë në Antwerp për kontrabandë kokaine. Sakaq, tregtari i frutave, është dënuar me shtatë vjet burg në të njëjtën dosje ku është dënuar edhe prezantuesi i televizionit Frank Masmeijer.
55 vjeçari është arrestuar me kërkesë të Hollandë, në vitin 2012, por në pritje të ekstradimit bosi i drogës i është vendosur arrest shtëpie në Peru. Sakaq, sapo gjyqtari kishte vendosur që ai mund të ekstradohej në Belgjikë, Vokshi u konstatua se ishte arratisur. Peruja ka nisur një hetim korrupsioni ndaj disa oficerëve të policisë që mund të kenë luajtur një rol të dyshimtë në mbikëqyrjen e arrestit shtëpiak. Rezultati i atij hetimi është i panjohur, sipas Het Nieuwsblad.
55 vjeçari më vonë është shfaqur në Ekuador ku ka hapur një kompani të shitjes me shumicë të frutave, por ai nuk u mjaftua me kaq, pasi krijoi dhe një kompani në Barcelonë. Nga 15 marsi i këtij viti ai ishte në listën e Interpolit me kërkesë të Holandës. Nëse Ekuadori e ekstradon në Holandë, ka mundësi që Vokshi të vuajë ende dënimin belg, sepse Holanda e ka marrë përsipër.
Mirlind Balla ëshyë 26 vjeçari tjetër në Durrës. Ai po ashtu është arrestuar pasi është dënuar në vitin 2019 nga Gjykata e Apelit në rastet e banorëve te Antwerp Peter GS dhe Farhan Bouzambou nga Mechelen, së bashku me prezantuesin holandez Frank Masmeijer.
Balla, në 2014 ndodhej në brendësi të një anije e cila transportonte kokainë në Antwerp. Të gjithë ata që ishin brenda anijes u dënuan, por ndryshe nga këta Balla u dënua me pesë vjet burg në mungesë. Sipas policisë shqiptare, ai do të vuajë dënimin në Shqipëri.