Mungesë energjie elektrike është evidentuar në pjesën më të madhe të Lezhës përfshirë edhe qytetin, prej orës 3:00 të mëngjesit të sotëm.
Bëhet me dije se nënstacioni elektrik në Lezhë nuk po furnizohet me energji si shkak i një defekti me linjën e tensionit të lartë 110 kv në Dajç.
Sakaq, mungesë energjike ka vetëm zona e bregut të Matit i cili furnizohet nga nënstacioni i Rrilës.
Ndërkohë OSHEE po punon për rikthimin e energjisë, ndërsa pritet që OST të riparojë defektin.