Fëmijët ukrainas në Shqipëri/ Ja se çfarë do t’i ofrojë Ministria e Arsimit në lidhje me shkollimin e tyre

Një grup pune është ngritur nga Ministria e Arsimit, për të marrë masat e nevojshme për të bërë të mundur integrimin e fëmijëve që kanë ardhur dhe do vazhdojnë të vijnë nga Ukraina.

Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Arsimit, Evis Kushi. Kushi ka theksuar se këtyre fëmijëve përpos masave për arsimim të përkohshëm, do t’i ofrohet edhe një mbështetje psiko-sociale.

Statusi i plotë i Ministres:

Sapo kemi ngritur në MAS një grup pune për marrjen e masave për arsimimin e përkohshëm dhe mbështetjen psiko-sociale të fëmijëve të ardhur nga Ukraina për shkak të luftës. Ky grup do të koordinojë punën me strukturat arsimore në çdo bashki për krijimin e një klime pozitive, mbështetëse dhe të sigurt, duke hartuar edhe një program të posaçëm për arsimimin e tyre.

Së bashku me Ambasadorin e Ukrainës Sh.T.Z. Volodymyr Shkurov diskutuam detajet lidhur me organizimin e këtij procesi, në mënyrë që këtyre fëmijëve t’u ofrojmë gjithçka duhet për një mjedis mikpritës, të ngrohtë e sa më miqësor.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *