Ish-kryetari i PD la zyrën/ Gjendet një makineri që numëron lekët në tavolinën e Bashës

Menjëherë nisi heqja e blindave nëpër dyer dhe nisja e pastrimit të zyrave në selinë e Partisë Demokratike.

Mësohet se gjatë pastrimit në zyrën e ish-kryetarit Lulzim Basha është gjetur një makineri që numëron lekët.

Ky aksion erdhi pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për njohjen e Kuvendit të 11 Dhjetorit, “Rithemelimi” pushtoi selinë blu.

Mediat të cilat janë pranë Berishës kanë publikuar pamjet, ku shihet një makineri që numëron paratë.

Sipas këtyre mediave kjo pajisje përdorej nga Basha për të dalluar paratë e sakta dhe ato false.

Burimi: Albeu

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *