Ministrja e Arsimit i përgjigjet akuzave të PD/ Të sfidoj Vokshi, nëse është e vërtet jap dorëheqjen

Ka reaguar Menjëherë ministria e Arsimit, Evis Kushi, mbas skandalit të cilësuar nga deputetja Albana Vokshi në lidhje me daljen e pyetjeve të provimit.

Ditën e sotme, Vokshi ka postuar në rrjetet sociale denoncimin e ardhur nga një qytetare se teza e provimit ishte bërë publike 4 orë para provimit.

Ndërkohë Kushi ka reaguar duke thënë që Vokshi të provojë akuzat e saj në lidhje më ndërhyrjen që supozohet të ketë ajo ose stafi i saj në lidhje me vlerësimin.

Sakaq, Kushi pohon se nëse akuzat provohen ajo heq dorë nga posti, ose në të kundërt do të mbajë përgjegjësi morale dhe ligjore për shpifje.

Reagim i Plotë:

Sfidoj deputeten Albana Vokshi që të provojë akuzat e saj në lidhje me ndërhyrjen time apo të stafit tim në procese testimi dhe vlerësimi të mësuesve.

Unë që sot largohem nga detyra nëse ajo i provon akuzat, por, në të kundërt, deputetja do të mbajë përgjegjësi morale dhe ligjore për shpifje.

Që sot do të depozitoj padinë në gjykatë. Qytetarët nuk mund të helmohen çdo ditë me shpifje. Është turp dhe e pafalshme që, për qëllime politike, të shpërdorohet besimi i qytetarëve nga karrigia e deputetit, duke sajuar akuza që cënojnë besueshmërinë dhe nxitin pasiguri te mësuesit dhe nxënësit për proceset vlerësuese në sistemin arsimor.

 

Të dashur mësues, ne do të vazhdojmë çdo ditë të punojmë së bashku për të përmirësuar më tej sistemin tonë arsimor, duke mos u dekurajuar nga asnjë sulm politik.

 

Të dashur nxënës, ne bëjmë çdo ditë e më shumë përpjekje për të garantuar barazi, transparencë dhe meritokraci në vlerësimin e arritjeve tuaja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *