“Open Ballkan” qytetarët të dyzuar, Rama: Është në interesin tonë, unë jam udhëheqësi

 

Open Ballkan është çështje e cila vazhdon të marrë vëmendjen por edhe mbështetjen e 500 mijë qytetarëve pro.

Sakaq, Rama tha se kjo është mbështetje e fortë dhe se nuk ka pritur të ndodhë lufta për të marrë vesh se cila është politika e jashtme e Serbisë dhe marrëdhëniet e saj me Ukrainën.

Sakaq, ka cilësuar se ky është një proces i rëndësishëm për vendin tonë dhe Kosovën, por që ai mban përgjegjësi për Shqipërinë dhe se është në interes të vendit që të zgjerohet hapësira e lëvizjes.

“Është proces shumë i rëndësishëm për ne dhe Kosovën por unë jam udhëheqës i Shqipërisë jo I Kosovës dhe është në interes të madh tonin të zgjerohet hapësira e lëvizjes. Shkoni pyesni eksportuesit shqiptarë që prej vitesh punojnë në tregun serb. Unë nuk e kuptoj që për një aktivitet të tillë ne mos të bëjmë tonën për lehtësime, pjesa e mbrapshtë e pjell këtë logjikë.

Është proces, mbani shënim, do kthehet në traditë dhe do jetë kurues për marrëdhëniet në nivelin qytetar dhe politik. Politika nuk është spektakli i ulët, ça do bëjmë naj gjo!”, tha ai

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *