Ajo që pritej tashmë ndodhi “Legalizimi i Kanabisit”, sipas Këshillimit Kombëtar populli e votoj dhe ishte pro në përqindje të lartë, bindshëm.
Urime! Sapo kemi hapur një kapitull të ri atë të shkatërrimit të demokracisë. Duket absurde në një vend si Shqipëria ku zgjedhjet vidhen edhe nën vëzhgimin e ndërkombëtarëve, por anketa e popullit nuk do të cenohej. Garancia se procesi i Këshillimit Kombëtar ishte i pa manipulueshëm është utopik dhe fatkeqësisht nuk na i jep dot askush garancin.
Qeveria vet hartoj pyetjet me tog fjalësh të neveritshëm, se çfarë thonë e çfarë thuhet dhe “ka njerëz që thonë” dhe sipas anketës populli votoj, tha fjalën e tij.
O popull sa gjëra do bëhen në emrin tënd!
Zeusi për një moment zbriti nga froni dhe zhvilloj një bisedë-monologu me popullin: I veshi “këshillimit kombëtar” forcën e referendumit por procesin në vetvete e anashkaloj.
Me 12 pyetjet e hartuara, Rama ka gjetur një mekanizëm të ri për të vazhduar fjalimet dhe patjetër që rezultatet do përdoren për të marr vendime që pa këtë “mantel” (populizmin) nuk do arrinte ti merrte. Synimi është manipulimi i masës dhe marrja e vendimeve nga politika por, “kopilin në prehër” ti vendoset popullit.
Kështu po kamuflohet propaganda dhe publiku gjoja po pyetet më në fund. Po vendimi është marr ende pa ja dërguar zarfin në shtëpi por ky ishte mjeti për të justifikuar qëllime të paracaktuara nga qeveria dhe grupe interesi Ilegjitime, duke shërbyer për plane, projekte dhe politika publike të porositura. Hartimi i kësaj ankete u iniciua për të legalizuar kanabisin.
Teksa një gjë është e sigurt, pas miratimit të këtij procesi Shqipëria nuk do jetë më vendi më i kanabizuar dhe ndërkombëtarët duhet të tërhiqen nga “shkulja e veshit” sepse tashmë droga është me ligj. “Partnerët ndërkombëtarë duhet ta kuptojnë që ky është vullneti i qytetarëve”, ishte argumenti i Edi Ramës
Demokracia u minua me zarfe në derën e shtëpisë, duke gjoja na pyetur siç bëhet gjithë kohës.
Nesër do pyetemi për median, duke e censuruar kush nuk na pëlqen. Ndoshta mund të na pyesni nëse duam të instalojmë diktaturën dhe përsëri 80% do të votojnë se po janë dakord, URIME u pyetët, kundra s’ka miratohet/Priza.al