I dërguari special nga DASH për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka reaguar pas deklaratave të bëra nga ish kryeministri Sali Berisha për ambasadoren amerikane Yuri Kim.
Në reagimin e bërë për TCH, Escobar mohon se Yuri Kim po vepronte në bazë të interesave personale duke theksuar se ajo përfaqësonte SHBA-të në Shqipëri.
Escobar u shpreh se Kim ishte përfaqësuese personale e presidentit amerikan Joe Biden.
Ndërsa shtoi më tej se pozicioni i SHBA-ve për të shpallurit “non-grata” nuk do të ndryshonte.
“Jam i tronditur nga sulmet ndaj ambasadores tonë të SHBA në Tiranë. Ne e dimë se ofensiva e këtyre sulmeve nuk përfaqëson popullin shqiptarë. Ambasadorja Kim është përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Siç edhe zëdhënësi Departamentit të Shtetit e bëri të qartë në Dhjetor ne presim prej saj të vazhduarit të shpjeguarit dhe zbatuarit të politikave të SHBA, përfshi ato të Presidentit Biden. vendosmërinë që ne do të vendosim përpara përgjegjësisë ata që nëpërmjet korrupsionit minojnë demokracinë”, tha Escobar.
“Pozicioni ynë në lidhje me të shpallurit NonGrata për korrupsion apo minojnë demokracinë është i qartë, i vendosur, i fortë dhe i pandryshuar”, shtoi Escobar.
Kujtojmë se Berisha u shpreh se ambasadorja Kim po vepronte si guvernatore në Shqipëri.