Mbaron seanca e mbrojtjes për Adriatik Llallën, ish-kryeprokurori zbulon vendimin që ka marrë

Ka përfunduar në GJKKO seanca për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, ku i pandehuri ka bërë mbrojtjen e tij. Gjykata e Posaçme ka vendosur që çështja e Llallës të nisë nga fillimi, me kërkesë të vetë ish-kryeprokurorit. Adriatik Llalla është shprehur për median se çështjen do ta ndjek deri në fund!

Llalla ka kërkuar personalisht revokimin e gjykimit të shkurtuar, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata. Kjo do të thotë që procesi ndaj Llallës do të jetë më i thjeshtë, por do të zgjasë më shumë në kohë.

Në fund të seancës, Adriatik Llalla ka thënë për gazetarët se “Do ta ndjek çështjen deri në fund, do të jem prezent për të ndjekur vetë seancat”.

Nga ana e saj, GJKKO ka vendosur që seanca e radhës ndaj ish-kryeprokurorit Llalla të zhvillohet më 20 prill, në orën 09:00.

Ai ndodhej në seancë së bashku me avokatin e tij, ku paraqitën mbrojtjen. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 2 vite burg për Llallën, i cili akuzohet për veprën penale të “deklarimit të rremë të pasurisë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *