Dhoma e avokatisë në Fier ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj një avokati brenda zyrës së tij. Teksa dënojnë dhunën e ushtruar sipas tyre për shkak të detyrës, u bëjnë thirrje autoriteteve të zbardhin ngjarjen.
Reagimi në rrjete sociale:
Dje ne Fier ka ndodhur nje ngjarje e shemtuar, e denueshme dhe e papranueshme per profesionin e avokatit dhe jo vetëm. Dhuna e perdorur per shkak te detyres eshte gjithmon e shemtuar dhe e denueshme por kur ajo drejtohet karshi avokateve eshte uleritese.
Avokatet jane aty ne ndihme te qytetarit dhe keta te fundit duhet te jene te pergjegjshem; – çdo papergjegjshmeri karshi avokatëve duhet të dënohet maksimalisht.
Ju bëjmë thirrje strukturave të Policisë Fier të impenjohen maksimalisht për gjetjen dhe arrestimin e autorit . Ftojmë median lokale, nesër, rreth orës 11:00 në zyrat e Dhomës Vendore Fier do kemi një reagim për publikun. Kryetari Av.Ermal HAMATAJ.