“Ju ëndërroni burgimin tim”, Rama i përgjigjet Blendi Fevziut duke thumbuar opozitën: Ju doni të vini prapë, por nuk do vini

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, me moderator Blendi Fevziu ka qenë i ftuar kryeministri Edi Rama.

Fevzi gjatë intervistës i ka kujtuar Ramës edhe çështjen e burgosjes së ish-ministrit Saimir Tahiri, si pasojë e trafikimit të drogës.

Rama zgjodhi t’i përgjigjet që shumë njerëz e ëndërrojnë që në burg të jetë ai, duke thumbuar kështu në një farë mënyre edhe opozitën, sepse sipas tij burgimi i tij do të ishte e vetmja mënyrë që PD të vijë në pushtet.

Pjesë nga debati:

Gazetari: A e dini që ministri juaj i brendshëm është në burg për kanabizim?

Rama: Po e di. Në të vërtetë ti mendon se atij i është rënë në qafë plotësisht, por nuk je këtu për ta thënë

Gazetari: Sepse duhet të ishte dikush tjetër në vend të tij

Rama: Duhet të isha unë

Gazetari: Këtë e the vetë

Rama: Ëndrra juaj është që të jem unë atje, sepse është e vetmja mënyrë sesi ju mund të ëndërroni që të vini prapë, por nuk do vini.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *