Prezantoheshin si agjentë burse, shqiptarët bënin ‘kërdinë’  fitonin para duke mashtruar përmes ‘Call Center”

Dy shtetas janë proceduar penalisht nga policia ditën e sotme. Bëhet me dije se shtetasit S. D., 40 vjeç, dhe E. M., 34 vjeç, prezantoheshin si agjentë burse, shtetasve të huaj duke i mashtruar që të investonin në platforma online.

Sakaq, nëpërmjet mashtrimit shtetasit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë fituar shuma të konsiderueshme parash.

Njoftimi i Plotë:

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit S. D., 40 vjeç, dhe E. M., 34 vjeç.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, nëpërmjet një subjekti call center, u prezantoheshin si agjentë burse, shtetasve të huaj, të cilët i mashtronin që të investonin në platforma online. Nëpërmjet mashtrimit, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudha të ndryshme kohore, kanë përvetësuar shuma të konsiderueshme parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *