Kikia: Mos ju referoni tek Amerikës për të lejuar legalizimin e kanabisit, të rinjtë në vend i janë dorëzuar drogës, lulishtet e stolat janë plot me të droguar

Së fundmi ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjete sociale edhe analisti Mentor Kikia në lidhje me legalizimin e kanabis, të njoftuar nga Edi Rama.

Legalizimi i kanabis sipas Kikias do të thotë që ata që janë pro legalizimit, duhet të kenë dijeni edhe për atë çfarë ndodh përreth, nëpër shkallë e sheshe pallatesh.

Ai pohon se lulishte e stola janë plot me të rinj të droguar që dergjen në agoni, në vend. Por sipas tij kjo ndodh dhe në Amerikë dhe jo se çdo gjë që ndodh në Amerikë është e bukur.

“A keni parë ferr të rinjsh të droguar? Unë i kam parë dhe është e tmerrshme. Të gjithë e kanë nisur nga kjo cigare. Ju që i referoheni Amerikës, a keni parë lulishte e stola të mbushur me të rinj të droguar që dergjen në agoni? Po, unë i kam pare në Amerike, dhe ishte e tmerrshme. Jo çdo gjë që ndodh në Amerikë është e bukur o derdimene”, shkruan ai.

Statusi i Plotë:

Edhe një herë për ata që mendojnë se kanabisi mund te legalizohet, se kështu na e paska edhe Amerika, Italia, e shume vende te tjera. Pse jeni kaq naive, duke thënë jo Amerika e jo Italia a dreqi me të birin.

A e dini se jetoni në një vend me një rini të dëshpëruar që i dorëzohet drogave në mungesë të shpresës?

A e ndjeni erën e hashashit natën nëpër shkallë e sheshe pallatesh?

A keni pare ferr të rinjsh të droguar? Unë i kam parë dhe është e tmerrshme. Të gjithë e kane nisur nga kjo cigare. Ju që i referoheni Amerikës, a keni parë lulishte e stola të mbushur me të rinj të droguar që dergjen në agoni? Po, unë i kam parë në Amerikë, dhe ishte e tmerrshme. Jo çdo gjë që ndodh në Amerikë është e bukur o derdimene. Dhe e fundit, çfarë sëmundjesh shëron kanabisi, di ndonjë të na e thotë?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *