Një sulm me raketa në Donestsk ka vrarë 30 ukrainas dhe më shumë se 100 kanë ngelur të plagosur.
Bëhet me dije se mijëra civilë ndodheshin në stacionin hekurudhor në në Kramatorsk në Ukrainën lindore në momentin kur ka ndodhur sulmi, tha guvernatori i Donetsk.
Ata kishin tentuar të evakuoheshin nga zona ku pritet të përshkallëzohet konflikti. Stacioni po përdorej për evakuimin e civilëve nga zonat e sulmuara.
Sakaq, pamjet e publikuara nga mediat e huaja janë tronditëse. Qindra viktima shihen në tokë me valixhet e tyre pranë.