Lefter Koka, ish ministri i Mjedisit i ka bëhet me dije se i kërkuar gjykatës së Lartë heqjen nga sekuestro e kantinës së verës.
Sakaq, në këtë kantinë Koka rezulton të jetë pronar me 88.19 % të aksioneve.
Ky rekurs vjen pasi ish ministri ka humbur betejën për të dytën herë radhazi në gjykatë.
Ndërkohë, kujtojmë se biznesi u vu në sekuestro pas hetimeve për inceneratorin e Elbasanit me urdhër të SPAK, pasi kjo strukturë e akuzon atë për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, “Pastrimit të parave”, të përfituara nga korrupsioni për koncensionin e ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit.
Ish ministri i Mjedisit u vu në pranga në dhjetor të 2021. Por teksa SPAK thotë se ai ka përfituar mbi 3.6 milionë euro në formë ryshfeti, vetë Koka ka mohuar akuzat dhe pretenduar se ka vepruar konform ligjit.