SPAK kryen mega aksionin në kufirin e Kosovës, vendos arrest me burg për 31 policë, pezullon nga detyra 3 të tjerë

Një njoftim ka ardhur vetëm pak më parë nga SPAK në lidhje me policët kufitarë në Morinë.

Prokuroria e Posaçme bën me dije se nga hetimi i 312 veprimeve korruptive, efektivët e policisë kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar futjen e mallrave kontrabandë.

Shkeljet që këta persona kryenin lidheshin me trafikun e automjeteve, sende të tjera të kundraligjshme, ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së. Ndërsa në lidhje me territorin shqiptar, këta efektivë ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas.

Sakaq, SPAK ka vendosur arrest me burg për 17 punonjës policie, arrest shtëpie për 14 shtetas dhe punonjës policie dhe pezullim nga detyra për 3 punonjës të tjerë .

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *