Legalizimi i Kanabisit/ Berisha: Dëmton rrugën drejt integrimit në BE

Në një konferencë live për median ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se vendimi i Ramës në lidhje me legalizimin e kanabisit, është një akt i pamenduar. Ky vendim do të ulë reputacionin e vendit

“Për Evropën legalizimi i drogës do të sjellë një klimë të dëmshëm për Shqipërinë dhe anëtarësimin e saj në BE. Rama ka zgjedhur kanabisin si një akt të pamenduar, dhe se për Evropën do të thotë vetë krimi. E bën Shqipërinë problematike dhe ul reputacionin e vendit”, tha Berisha.

Sakaq, ai foli edhe për problemet që sjell vetë droga tek qytetarët.

“Por studimet kanë faktuar se kanabisi krijon probleme serioze strukturore, dhe në proceset e trurit, kanë faktuar se shumëfishon, shfaqjen e psikozave më të rënda. Kanë faktuar se jep ndryshime në trurin e përdoruesve. Kanabisi ka të paktën 50 lëndë kimike, që nuk dihen se çfarë shkaktojnë në trurin e njeriut”, shton ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *