Kandidati për deputet nga radhët e “Nismës Thurje”, Napolon Laska, nuk ka një dënim me vendim gjykate. Laska ka kaluar në sitë me kërkesë të KQZ-së. Në shkresën që Prokuroria i ka nisur KQZ-së, thuhet se Laska nuk ka qënë i dënuar.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e dërguara nga Prokuroria e Përgjithshme për kandidatin për deputet të “Nismës Thurje”, Napolon Laska.
Nga verifikimi i thelluar i Organit të Akuzës për kandidatin Laska, ka rezultuar se ai nuk preket nga ligji i dekriminalizimit. Në këtë mënyrë, Laska është i pastër dhe mund të vijojë garën politike për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.