‘Rama zgjedh kanabis si simbol për shqiptarët’/ Berisha: Qytetar ngrihuni dhe kundërshtoni

Ish-kryeministri Sali Berisha  në një konferencë  për media i ka bërë thirrje  qytetarëve qetë ngrihen  dhe të kundërshtojnë legalizimin e kanabisit në vend. Sipas liderit historik simboli i vendit nuk duhet të jetë gjethja e  hashashit.

“Investim në organizmi kriminale dhe terroriste. I bëj thirrje shqiptarëve të kundërshtojnë këtë drogë të rrezikshme. Rama  zgjedh që si simbol  shqiptarët të kenë kanabisin. Ky është shërbim që i bënë Rama klientëve të tij. Do të thotë të shkelmosh reputacionin e këtij vendi. Ta bësh kanabis simbol të Shqipërisë, e cila vetëm me biodiversitetin e saj, në specien e bimëve armatike ka bimë dhjetëra herë më të kushtueshme se kanabis që mund të ngrihen industri e fuqishme kozmetike. Edi Rama për shkaqe personale zgjedh kanabisin për ta bërë simbol të shqiptarëve. Vendimi i tij është akt shumë i pamenduar. Pasi e di që dëmton edhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Rama shfrytëzon një rrymë pozitive që është krijuar për hapjen e negociatave”, u shpreh Sali Berisha

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *