DYSHOHET si urdhëruesi! Vrasja e Sofisë, SPAK firmos urdhër-arrestin për anëtarin e 5-të

SPAK firmos një tjetër urdhër arrest për një tjetër të dyshuar për vrasjen e Behar Sofisë. Jemin Sheraj, dyshohet si urdhërues i krimit të rëndë. Policia ende nuk e ka gjetur. I dyshuari shfaqet në kamerat e sigurisë në një tavolinë me të arrestuarin tjetër Skënder Vathi.

Vrasja e Behar Sofisë u zbulua pasi autori i dyshuar Ernejt Shyti hoqi rrobat që përdori në vrasje dhe i fshehu në afërsi të liqenit.

Pasi u arrestua në Mal të Zi Shyti vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë. 66-vjeçari Behar Sofia u vra më 25 shkurt 2021 në mes të Tiranës, teksa pati disa të arrestuar.

 Vrasja dhe dinamika:

Një ngjarje e rëndë ndodhi  në qytetin e Tiranës, ku në zonën e Piramidës u qëllua për vdekje me armë me silenciator një 66-vjeçar.

Behar Sofia, sipas policisë, i moshës 66 vjeç u qëllua me dy plumba një prej të cilave kishte kapur kokën.

Por emri i tij nuk është i panjohur. Behar Sofia ka pasur një emër tjetër Fatmir Sofia dhe e ka ndërruar më vonë. Ai është nga Berati dhe dikur ka pasur edhe një televizion lokal.

Emri i tij lidhet me biznesmenin turk të drogës Adbulselam Turgut, i cili kishte krijuar edhe një celulë në Shqipëri, historia e tij nis që në vitin 1998. Gjatë një operacioni të policisë turke u godit një grup shqiptarësh që merreshin me biznes. U ra në gjurmët e tyre duke u ndjekur një futbollist me origjinë shqiptare, i ikur herët, që u kap me 30 kg heroinë. U arrit të kapet një episod nga policia turke me 190 kg heroinë që ishte porositur në Turqi dhe do vinte në Shqipëri në rrugë tokësore. Mes personave të kapur ishin Hekuran Hoxha i arrestuar qershor 2019 si i përfshirë në laboratorin e Hasit, në kuadër të operacionit Volvo 4, pjesë e të cilëve është edhe grupi i Avdylajve. Roni i Shijakut ka qenë i arrestuar në Shqipëri e Itali për trafik heroine. Është i përfshirë në fushata elektorale të forcave politike në Shijak.

Personi tjetër i kapur quhej Behar Sofia. Ky emër del në ngjarjen e gushtit 2009 ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin. Aty ka qenë Behar ose Fatmir Sofia, disa herë bizneseve të tij i është vënë lëndë eksplozive, që i ka pasur afër stadiumit Dinamo në Tiranë, tashmë nuk i ka më”.

Në vitin 2009 Gjykata në Gjermani ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për Turgut, që akuzohej për trafik të 1 ton heroinë në drejtim të Gjermanisë. Njëkohësisht ishte arrestuar më herët edhe në Turqi dhe Azerbajxhan dhe ishte në kërkim.

Në 2011, në18 shkurt, Turgut, e shoqëruar nga një 37-vjeçare kurde, ka udhëtuar me avion nga Stambolli në Rinas, dhe është identifikuar me emrin e tij, i është parë statusi dhe menjëherë në listën e të kërkuarve u zbulua që kërkohej nga Gjermania. Është shoqëruar dhe është njoftuar interpol Tirana dhe prokuroria që me kalimin e dosjes në gjykatë, më 21 shkurt të 2011-ës, gjyqtari Kreshnik Omari, e cilësoi të vlefshëm arrestimin dhe e la në masë arresti me burg me qëllim ekstradimin.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *