Pas operacionit të zhvilluar në doganën në kufi me Kosovën, ku u arrestuan plot 34 efektivë policie, ndërsa GJKKO dha masën e arrestit me burg për 16 prej tyre, ka reaguar Kryeministri, Edi Rama
Kreu i qeverisë përgëzoi SPAK-un dhe SHÇBA-në për operacionin e zhvilluar të cilin e konsideroi si një “goditje për çerdhën e të korruptuarve.
Kryeminstri, Edi Rama:
Përgëzime SHÇBA-së dhe SPAK-ut për operacionin shembullor të goditjes së një çerdheje të korruptuarish në Policinë e Shtetit! Uroj që kjo frymë e cilësi bashkëpunimi të vazhdojë në funksion të fshirjes së çdo njolle që ndot uniformën e policisë.