Një aparat celular është gjetur nga punonjësit e burgut të Fierit dhe është sekuestruar. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se celulari ishte dërguar me poshtë nga gruaja me inicialet A.S., nëna e një të dënuarit në burgun e Fierit, me inicialet M.S.. Në pamje të parë dukej sikur në pako kishte duhan, por brenda ishte fshehur dhe aparati i celularit.
Njoftimi: IEVP Fier, kapet telefon celular brenda qeses me duhan. Strukturat e policisë në IEVP Fier, gjatë kontrollit të një pakoje postare dërguar nga shtetësja A.S, nëna e të dënuarit M.S, brenda nje qeseje me duhan u gjet një aparat celular tip Samsung me tuch. Menjëherë është vënë në dijeni SHKBB për hetime të mëtejshme.