Gjykata pranoi ankimimin e Alibeajt? Ivi Kaso: Nuk është pranuar asnjë ankim ndaj vendimit që njeh 11 Dhjetorin

Për Komisionin e Rithemelimit nuk është pranuar asnjë ankim nga Gjykata e Tiranës ndaj vendimit që njeh Kuvendin dhe Statutin e 11 Dhjetorit.

Përmes një reagimi të bërë nga përfaqësuesi ligjor Ivi Kaso, thuhet se nuk është pranuar për shqyrtim ende asnjë ankim.

“Për të gjithë ata që janë shqetësuar nga njoftimi i sotëm i Gjykatës së Tiranës, sqaroj se nuk është pranuar asnjë ankim ndaj vendimit që njeh Kuvendin dhe Statutin e 11 Dhjetorit! Njoftimi i sotëm i gjykatës vetëm SQARON se ky ende është në pritje të vendimit, nëse ky është ankim sipas ligjit apo sipas qejfit të disave! Nuk është pranuar për shqyrtim ende asnjë ankim.

Praktikisht askush s’ka vendosur akoma nëse vendimi i 25 Marsit ka ankim apo jo. Përpjekja nëpërmjet marifeteve proceduriale apo zvarritjeve, nga ata që refuzuan t’i shihnin firmat e delegateve të Kuvendit te Demokratëve si në seli ashtu edhe në gjykatë, nuk mund të pengojë certifikimin ligjor të vullnetit të tyre”, thuhet në reagimin e KasosSipas një reagimi të Gjykatës shpjegohet se më datë 5 të këtij muaji, është regjistruar ankimimi i bërë nga Enkelejd Alibeaj lidhur me vendimin e marrë më 25 mars për të njohur ndryshimet në statutin e PD-së, duke i dhënë kështu vulën e partisë Komisionit të Rithemelimit, të Sali Berishës.

Çështja në fjalë do të gjykohet nga gjyqtare Blerina Muça. Kujtojmë se vendimi për të njohur ndryshimet statusore të dala nga Kuvendi i 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha, u mor nga gjyqtari Agron Zhukri. Grupi Parlamentar i PD-së i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj kërkon pushimin e gjykimit ose kthimin e saj për shqyrtim në të njëjtën gjykatë por me tjetër trupë gjykuese.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *