Që prej fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, sulmet dhe bombardimet kanë qenë të panumërta, por një nga masakrat më të mëdha të zbuluara deri më tani është ajo e Buchas.
Pas largimit të ushtrisë ruse nga ky territor, u zbuluan mizoritë që ato kishin bërë. Vrasje, lidhje dhe përdhunime të civilëve të pafajshëm ishin disa nga veprat e tyre.
Një moment prekës që është bërë viral është ai i një qeni që pret të zotin në makinë, por ai është vrarë nga rusët dhe tanimë është varrosur.
I rraskapitur dhe i mërzitur, priti ardhjen e tyre për disa ditë brenda në makinë, ndërsa më pas e gjeti policia dhe e dërgoi në një strehimore.
Ndërsa emri i tij dihej, nga momenti që policiët e gjetën ai e ka emrin Bucha./ Priza.al