Daily mail ka publikuar videon kur shqiptari Koçi Selmanaj përgatitej për vrasjen e mësueses 28 vjeçare Sabina Nessa.
Ai është filmuar nga kamerat e sigurisë së marketit ku bënte prova me mjete rrethanore.
Selmanaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen mësueses së shkollës fillore e cila po shëtiste në një park në Londër.
36-vjeçari do të vuajë të paktën 36 vjet burg. Emigranti shqiptar ka sulmuar në mënyrë barbare mësuesen angleze, duke e qëlluar 34 herë në kokë me një send metalik.
Prokurorja Alison Morgan ka deklaruar se Sabina Nessa është goditur me një objekt rreth 60.96 cm dhe se sulmi ishte i paramenduar.
Koçi Selamaj është me origjinë nga Elbasani. Ai punonte në Angli si shpërndarës picash.