Pronësia intelektuale arriti një vlerë tregu prej 14 mln eurosh në vitin 2021

Pasuria intelektuale në vendin tonë, që rrjedh kryesisht nga drejta e autorit, e cila në vetvete përfshin krijimet artistike, siç janë librat, muzika, pikturat, filmat dhe veprat me bazë teknologjike siç janë programet kompjuterike dhe bazat elektronike të të dhënave etj arriti një vlerë të përgjithshme të deklaruar zyrtarisht prej 1,7 miliardë lekësh ose 14 milionë eurosh.

Kjo e shifër u gjenerua të dhënat zyrtare të tatimeve mbi arkëtimet e TAP mbi pronësinë intelektuale gjatë vitit 2021.

Tatimi, i cili aktualisht vilet në 15 për qind e së ardhurës së përfituar nga arriti një vlerë prej 262 milionë lekësh gjatë vitit të kaluar me një rritje rreth 13 për qind në raport me vitin 2020.

Tregu i pronësisë intelektuale në Shqipëri ka një histori të vonë dhe karakterizohet nga informaliteti i lartë. Pirateria është një fenomen mjaft i përhapur në Shqipëri, sidomos me markat dhe prodhimet e huaja dhe rregullimi mbi të drejtat e autorit gjeti rregullim të vonë.

Tarifat që autoret përfitojnë nga krijimet apo patentat e tyre miratohen në bazë të një metodologjie që përcakton Këshilli i Ministrave. Tarifat vendosen me anë të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse e lidhur ndërmjet Agjencisë se Administrimit Kolektiv dhe përfaqësuesve të shoqatës së përdoruesve.

Në Shqipëri autorët përfitojnë për veprat e tyre 1-4% të fitimeve bruto që realizojnë transmetuesit ose përdoruesit nga krijimet dhe veprat e tyre.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në vijim të formalizimit dhe shmangies së evazionit fiskal në “Për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e tjera të lidhura me to”, ka publikuar vendimin për miratimin e metodologjisë dhe masës së tarifave të shpërblimit të veprave të mbrojtura nga e drejta e autorit në sistemin e administrimit kolektiv, vendim i miratuar nga Këshilli Kombëtar për të Drejtën e Autorit.

Kjo metodologji shmang mundësinë e paligjshme që Agjencitë e Administrimit Kolektiv të abuzojnë me fuqinë e tyre të tregut, duke vendosur çmime të paarsyeshme ose të angazhohen në praktika diskriminuese, të tilla si aplikimi i tarifave të ndryshme për përdoruesit e ngjashëm që veprojnë në të njëjtat tregje.

Tarifat në këtë metodologji janë transparente, çka ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në formalizmin e tregut duke siguruar në këtë mënyrë konkurrencë të lirë dhe duke i dhënë fund abuzimeve dhe problematikave të mbartura ndër vite.

Nëse subjektet që përdorin të drejtat e autorit në një vit fiskal nuk deklarojnë të ardhurën bruto që kanë gjeneruar nga përdorimi i produktit ose krijimit, atëherë ai paguan tarifë sa dyfishi i i tarifës së llogaritur në të ardhurat e vitit të mëparshëm./Monitor

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *