Shkenca dhe mëngjesi shpesh janë kontradiktore. Nga njëra anë, industria ushqimore këmbëngul se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës pavarësisht nga fakti që anashkalimi i tij nuk ka me të vërtetë pasoja negative. Nga ana tjetër, një mëngjes i caktuar si këto që do përmendim më poshtë ju shton sasinë e dhjamit në trup! Truku është të dini çfarë të hani:
Mëngjesi nuk duhet të jetë domosdoshmërish një vakt pa yndyrë. Truku është gjetja e llojit të duhur të yndyrës për të ngrënë në mëngjes. Gjalpi përmban yndyrë që ju ndihmon të përpunoni vitaminat, por gjithashtu përmban shumë yndyrë të ngopur të cilat mund të shkaktojnë dëme në zemrën tuaj si dhe shtim në peshë.
Në vend të kësaj: Përdorni gjalpë kikiriku.
Drithërat në mëngjes janë një vakt klasik . Megjithëse shumë praktike, drithërat më të njohur në mëngjes përmbajnë një sasi të madhe sheqeri që më vonë mund të bëhet dhjamë në barkun tuaj.
Në vend të kësaj: Hani tërshëre pa sheqer me fruta.
Edhe pse është e lehtë për tu marrë me vete kur nxitoni, shumica e petullave,si waffles dhe biskota përmbajnë karbohidrate të rafinuara. Kjo nuk është domosdoshmërish e keqe, varet nga dieta juaj, por karbohidratet e rafinuara mund t’ju bëjnë të ndiheni më të uritur gjatë ditës. Ato gjithashtu përmbajnë pak ose aspak fibra dhe shumë yndyra që janë të dëmshme për shëndetin tuaj.
Në vend të kësaj: Bëjini petullat ose brumin vet në shtëpi me miell integral
Shumica e lëngjeve të frutave përmbajnë po aq sheqer sa pijet e gazuara me kanoçe, duke i bërë ato një nga zgjedhjet më të këqija për mëngjes ose konsum në përgjithësi. Ato gjithashtu nuk përmbajnë pothuajse asnjë fibër.
Në vend të kësaj: Hani fruta normale pa i shtrydhur. Është një mënyrë e shkëlqyeshme për të aktivizuar sistemin tuaj të tretjes në mëngjes dhe për ta përgatitur atë për konsum më të lartë të kalorive në vaktet e mëvonshme.