Një turist polak ka rënë në një greminë në zonën e Himarës pasditen e sotme. Sipas shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Gjipe.
Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, nuk është bërë e mundur nxjerrja e tij.
Raportohet se turisti ka pësuar fraktura të shumta dhe prej dy orësh ndodhet në greminë.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 08.04.2022, rreth orës 13:30, në Sallen e Komandës dhe Kontrollit DVP Vlorë, është marrë një telefonatë nga një shtetas Polak, turist, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ishte rrëzuar në vendin e quajtur “Kanionet e Gjipesë” dhe ka pësuar frakturë në një këmbë.
Menjëherë në drejtim të tij janë nisur shërbimet e Policisë Himarë, MNZ Himarë dhe një mjet i Urgjencës Mjekësore.
Gjithashtu janë nisur forca policie më të specializuara, konkretisht Delta Forcë, pasi terreni ku ka mbetur turisti polak është shumë i vështirë.