Janë zbardhur emrat e shqiptarëve të arrestuar në grupin kriminal të drejtuar nga Ergys Dashi, i cili u vra pak muaj më parë në Ekuador.
Gjatë operacionit të zhvilluar javën e kaluar në Torino të Italisë janë arrestuar 11 persona dhe u shpallën në kërkim disa të tjerë. Në pranga kanë rënë shtetasit: Astrit Bajraktari, Mariglen Haderi, Rako Plaku, Andi Prifti, Alfred Mucaj, Stivi Filolli, Edmond Dashi, Odisea Leka, Ismet Ceka, Rigels Yzeiraj si dhe Alban Yzeiraj.
Ndër personat e arrestuar, ditën e sotme u vendos në pranga në Tiranë, 26-vjeçari Stivi Filoli.
Karabinierët sekuestruan në territorin italian mbi 80 kilogramë kokainë dhe më shumë se 7 kilogramë marihuanë, me një vlerë totale prej rreth 4.5 milionë euro, duke arrestuar 8 korrierë që udhëtonin me makina të prodhuara posaçërisht dhe të modifikuara në Slloveni. Grupi përbëhej nga shtetas shqiptarë, italianë dhe zvicerianë.
Më 22 janar të kaluar, në një restorant në Guayaquil (Ekuador), u vra personi që besohej se ishte kreu i organizatës kriminale Ergys Dashi, i qëlluar për vdekje në fytyrë nga dy të plumba. Hetimet nga Njësia e Torinos filluan në vitin 2017 me disa arrestime pas një aksioni në klube nate.