Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të përshëndes në mënyrë të veçantë Gramoz Ruçin, i pranishëm në e Kongreseve, disa muaj pasi u largua nga politika aktive.
“I nderuar kongres i PS, shumë të dashur socialistë dhe socialiste, kudo jeni dhe duke na ndjekur, i dashur Gramoz (duatrokasin). Shokë dhe shoqe, askush nuk e mendoi që ky Kongres pas përfundimit të Këshillit të parë Kombëtar, do të zhvillohej në një tjetër kohë të jashtëzakonshme. Sikur të mos mjaftonte një tërmet dhe një pandemi që goditi mbarë botën, plas tani dhe një luftë mu në Europë. Një luftë e paimagjinueshme deri pak javë më parë. Kjo luftë cënon ato që kanë të ardhura më të ultë, ata që kanë nevojë për transportin, ata që jetojnë duke punuar tokën. Kërcënon investimet publike dhe private. Për të parët qeveria reagoi menjëherë, paketa e rezistencës sociale kompenson rritjen e befasishme të çmimeve të produkteve bazë për 1 milionë qytetarë shqiptarë”, u shpreh Rama