Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës për PS, Erion Veliaj ka deklaruar këtë të shtunë me rastin e punimeve të Kongresit të PS, se presidenti i ardhshëm i Shqipërisë mund të jetë çdo burrë ose grua, përveç një “tipi” si Ilir Meta.
Duke i bërë një portret-karikaturë presidentit Ilir Meta, Veliaj, ka vënë përball në kontrast me presidentin aktual, karakteristikat që duhet të ketë kreu i ri i shtetit.
“Në qoftë se Ilir Meta kalon kohë banaqeve, gjysmë i dehur, duke i shpallur luftë Amerikës, na duhet dikush që i shëron këto plagë dhe ne sillemi si një shtet serioz. Ne nuk mund të jemi aleat kryesorë në nivel kryeministri dhe pastaj, armiq në nivel presidenti. Kjo nuk mund të ndodhë sepse në një vend serioz ka një linjë që ndiqet në një marrëdhënie dhe në një raport special. Çdo president burrë apo grua, që është diametralisht i kundërt me këto lloj anomalish, do e sillte në normalitet edhe institucionin që kemi në anën tjetër të bulevardit”, deklaroi Erion Veliaj Veliaj.