Kongresi i PS-së është duke përfunduar, ndërsa kryeministri Rama është duke bërë publike emrat e rinj në krye të partisë.
Mësohet se Eridjan Salianji është emëruar Sekretar Ekzekutiv, ndërsa Blerina Gjylemeti Sekretare për Organizimin.
Larter Duraj emërohet Sekretar për Emigracionin.
Rama: Për çështje që kanë të bëjnë me riorganizimin e brendshëm dhe punën e partisë, mendova se do më duroni dhe një herë tjetër. Siç dhe ju e keni parasysh, në Kongresin e mëparshëm kur bëmë zgjedhjen e kryesisë dhe sekretariatit, e lamë që do ti lihej një kohë dhe më pas do të bëhej votëbesimi, kështu që besoj sot që pasi të mbyllet çështja e parë, të gjithë sekretarët e PS do të paraqesin materialin e tyre për të marrë votëbesimin me përjashtim të sekretares së rinisë sepse është shkëputur për një kohë të gjatë për arsye familjare dhe e kemi mirëkuptuar.
Së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm dhe me propozim të tij, unë jam dakord që t’i propozojmë kongresit që të kemi dhe 3 sekretarë të tjerë, një për koordinimin, e kemi pasur në struktura të mëparshme, detyrë që kërkon t’ia delegojë Blerina Gjylametit, një për çështjet zgjedhore që dëshiron t’i besohet Eridjanit që e njihni të gjithë se ka gjithë jetën që është militant i spikatur i luftërave në tryezat e zgjedhjeve dhe një sekretar për emigracionin, detyrë të cilën duam t’ia besojmë Laertit, i cili është edhe shumë i lidhur me zonën andej se ka dhe ritualet e kecave andej.