YouTube ka bllokuar Duma Tv e cila transmeton nga Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë. Platforma për transmetimin e videove është shprehur se kanali i Dumës ishte “ndaluar për një shkelje të Kushteve të Shërbimit të YouTube”. YouTube, në pronësi të Alphabet Inc, si dhe ka qenë nën presionin e rregullatorit rus të komunikimeve Roskomnadzor dhe zyrtarët u përgjigjën shpejt.
” Ruani përmbajtjen, transferojeni (atë) në platformat ruse. Dhe nxitoni,” tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme, Maria Zakharova në shërbimin e mesazheve Telegram.
Ndërkohë mbikëqyrësi i komunikimit i ka kërkuar Google të rivendosë menjëherë qasjen në kanalin Duma.
“Kompania amerikane e IT i përmbahet një pozicioni të theksuar anti-rus në luftën e informacionit të nisur nga Perëndimi kundër vendit tonë,” tha Roskomnadzor.
Tashmë, Rusia ka kufizuar edhe qasjen në Tëitter dhe platformat e Meta, Facebook dhe Instagram, që kur dërgoi mijëra trupa në Ukrainë më 24 shkurt.
Disa media ruse kanë cilësuar këtë veprim si kapitullim, por Roskomnadzor është shprehur se ka vepruar ashtu siç veproi edhe themeluesi rus i aplikacionit, Pavel Durov, i cili ishte përgatitur të bashkëpunonte në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit në platformë. REL