Policia ditën e sotme ka vënë në pranga 11 shtetas për vepra të ndryshme penale. Bëhet me dije së u kap në flagrancë të shtetasi A. S., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.Sakaq, një tjetër person u arrestua nga policia. Shtetasi K. M., 67 vjeç, akuzohet për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Njoftimi i Policisë:
Vihen në pranga 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë kapjen e shtetasit K. M., 67 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– E. T., 32 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka vjedhur disa materiale, në firmën ku punonte;
– A. K., 48 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtes në punë”, me profesion drejtues teknik, pasi në firmën ku ky shtetas punon, është dëmtuar punëtori, shtetasi P. A., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikt për jetën. Nga specialistët në DVP Tiranë u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ndaj shtetases E. K., 50 vjeçe. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë ndalimin e shtetasit F. M., 33 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Durrës, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– V. L., 22 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi;
– Xh. M., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi;
– T. P., 55 vjeç, E. Ç., 47 vjeç, L. M., 20 vjeç, B. K., 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.